Market Florenti
02LAJME

Këto janë gjërat që gjeti Policia në vendin ku vdiq 9 vjeçari mitrovicas

Një fëmijë i mitur sot u gjet i mbytur në kanalin e “Ibër Lepencit” në Vaganicë të Mitrovicës.

Siç ka bërë të ditur Avni Zahiti zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Mitrovicën Jugore, i njejti u fut në kanal për t’u larë.

Weelnes

E në vendin ku vdiq djaloshi mitrovicas për të cilin “Mitropol” mëson se ishte 9 vjeç, u gjetën rrobat dhe bicikleta e tij.

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur)
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”
, ka deklaruar Zahiti për Mitropol sot.

MITROPOL posedon edhe fotografinë e viktimës por nuk do e publikojë për shkaqe etike e humane.

Weelnes