Aurora Group
02LAJME

KFOR dhe Policia e Kosovës sekuestruan 10 detonatorë ndezës në Leposaviq

Njësi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sekuestruar 10 detonatorë ndezës me fitila (kabllo), të cilët janë gjetur në afërsi të fshatit Gnjezhdan, pranë lumit.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve.

Weelnes

Rasti është iniciuar si “Armëmbajtje pa leje” ndërsa hetimet po vazhdojnë.

“Gnjezhdan, Leposaviq 15.11.2025-11:30. Raportohet se njësi nga KFOR-i dhe Policia e Kosovës kanë sjellë në stacion policor dhjetë (10) detonator ndezës me fitila (kabllo) të cilët i kishin gjetur në afërsi të fshatit afër lumit. Njësia e hetimeve ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu është kontaktuar prokurori i shtetit i cili udhëzon që të iniciohet rasti si me lartë. Rasti është nën hetime nga njësitet kompetente”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Active 1