Active 2
02KOSOVËLAJME

KFOR-i konfirmon të shtënat afër patrullës së tyre në Zubin-Potok

KFOR-i ka dhënë detaje lidhur me sulmin në veri ndaj një patrulle të tij.

Në një përgjigje për KOHËN, KFOR-iu ka thënë se afër një patrulle të tij ka pasur të shtëna.

Active 1

Tutje ka konfirmuar se nuk ka të lënduar dhe as dëme materiale.

“Në këtë moment mund të konfirmoj se para disa orësh një patrullë e KFOR-it, derisa ishte në detyrë në rrethinën e Zubin Potokut, ka dëgjuar dhe parë disa të shtëna afër tij. Të lënduar nuk ka dhe nuk ka dëme materiale. Tani po i kontrollojmë faktet dhe do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Pjesëtarët e KFOR-it të cilët raportohet se janë sulmuar janë nga Letonia.

Gjersa, Policia e Kosovës thotë se nuk shkëmbeu zjarr në Zubin-Potok ndaj askujt

Policia e Kosovës ka dalë me reagim pas raportimeve për sulm ndaj një ekipi të KFOR-it në Zubin-Potok.

Policia tha të dielën mbrëma se nuk ka pasur shkëmbime zjarri “mes Policisë së Kosovës apo ndonjë grupi”.

“Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, tha zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani.

Të dielën janë bërë 16 ditë që nga vendosja e barrikadave në veri nga serbët lokalë, pas arrestimit të ish-policit Dejan Pantiq.

Qeveria ka thënë se janë në pritje të KFOR-it për heqjen e barrikadave. Në anën tjetër, KFOR-i ka thënë se barrikadat duhet të hiqen me dialog.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se do të bisedojë me komandantin e KFOR-it pas festës së Krishtlindjes./Mitropol/

Weelnes