LAJME

KFOR-i për protestën në Mitrovicë: Jemi reaguesi i tretë, koordinohemi me Policinë dhe EULEX-in

Grupe qytetarësh serbë protestuan të hënën në Mitrovicën e Veriut kundër vendimit të autoriteteve të Kosovës që ndalon përdorimin e dinarit serb për pagesa në të gatshme në zonat e banuara me shumicë serbe. Mbikëqyrjen e kësaj proteste e ka bërë edhe Njësia e Specializuar Shumëkombëshe e KFOR-it.

Në një postim në Facebook, KFOR e ka vlerësuar si paqësore këtë protestë, duke potencuar se “KFOR-i vazhdon të operojë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët ne koordinohemi rregullisht”.

Market Florenti
Koha
Florenti Company

KFOR-i rithekson se është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, “për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes”.