KH Trepça me bilanc pozitiv të fundvitit: Jemi kthyer në Evropë, kemi shumëfishuar numrin e fëmijëve të angazhuar

Klubi Hendbollistik “Trepça” ka nxjerrur bilancin e vitit gjatë vitit 2021, duke numëruar sukseset e shumta të klubit këtë vit, shkruan Mitropol.
Në mesin e sukseseve KH Trepça ka treguar se klubi është në rritje të vazhdueshme. Janë kthyer në Evropë, kanë pasur kampanjë të suksesshme në kampionat, kanë konsoliduar klubin dhe çka është më e rëndësishmja, kanë shumëfishuar numrin e fëmijëve të angazhuar në klub.
Njoftimi i plotë:
Po i afrohemi fundit të vitit dhe është koha për të bërë bilancin. Me krenari mund të themi që klubi ynë është në rritje të vazhdueshme. Jemi kthyer në Evropë, kemi pasur kampanjë të suksesshme në kampionat, kemi konsoliduar klubin dhe çka është më e rëndësishmja, kemi shumëfishuar numrin e fëmijëve të angazhuar në klubin tonë.
Natyrisht, synojmë edhe shumë më tepër. Se ku duam të arrijmë e kemi të qartë. Por njëkohësisht duhet të vlerësojmë edhe rrugëtimin e deritashëm.
Andaj, me shumë respekt e sinqeritet i falënderojmë të gjithë ata që kontribuan që klubi ynë të vazhdojë rrugën për të zënë vendin që e meriton: FHK-në, Komunën e Mitrovicës, Torcidën, shikuesit e tjerë,sponsorët, stafin e trajnerëve…
Natyrisht, një falënderim të veçantë për lojtarët që u angazhuan për të prezantuar me dinjitet ngjyrat tona.
Një falënderim i madh për gjithë qytetarët e Mitrovicës. KH Trepça është e gjithë mitrovicasve, të gjithë mitrovicasit janë KH Trepça.
FALEMINDERIT
Missini Sweets KERASAN Alliance Kosovo SOLOS STUDIO Mitroplast Linprojekt Sh.p.k TehnoBurimi Regina Colori Black and Red Powerfood Honedon
Sukseset mos na u ndalshin në vitin 2022.
Gëzuar 💚⚒🖤








