02LAJMESPORT

KH Trepça në gjendje të vështirë financiare: Torcida grumbullon 2925 euro, ia dorëzon klubit

 

Torcida ka mbledhur para nga qytetarët dhe bizneset si ndihmë për klubin e hendbollit, Trepça.

Market Florenti

Ata kanë arritur të mbledhin 2925 euro për klubin që po kalon periudhë të vështirë financiare.

Njoftimi i plotë:

Dje, pas ndeshjes mes KH Trepça dhe KH Prishtina, e kemi dorëzuar shumën e grumbulluar te lojtarët.
Falënderojmë përzemërsisht të gjitha bizneset e qytetit që i janë bashkuar nismes tonë.
Njëkohësisht, u bëjmë thirrje bizneseve të mëdha që të hyjnë si sponsorë dhe të ndihmojnë klubin në këto kohë të vështira.
Për transparencë të plotë, do të publikojmë listën e të gjithë kontribuesve.
Faleminderit të gjithëve që po qëndrojnë pranë KH Trepça

TORCIDA MITROVICË

Koha