
KH Trepça e ka seriozisht garën për titull në kuadër të superligës së hendbollit në Kosovë, shkruan Mitropol.
Së fundmi minatorët janë përforcuar me dy lojtarë, Behar Terziqin dhe Muhamet Dubovcin,
Terziqi është portjer i cili edhe në të kaluarën ishte pjesë e minatorëve, ndërsa Dubovci konsiderohet si njëri nga mbrojtësit më me përvojë në Kosovë.
Me këto dy transfere Trepça vazhdon luftën për trofe. /Mitropol/








