Kina thirrje “veçanërisht Izraelit” që të ndalojë luftimet

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Guo Jiakun, u bëri thirrje shteteve të përfshira në konfliktin Iran-Izrael, që të ndalojnë luftën, shkruan Mitropol.
Jiakun, transmeton Insajderi, tha se Kina i bën thirrje “veçanërisht Izraelit” për ndalimin e luftës.
“Kina bën thirrje të fortë te të gjitha palët e përfshira në konflikt, veçanërisht Izraelit, që të vendos së pari interesat e popujve të rajonit dhe të ndalojë luftimet”, tha ai.
Zëdhënësi poashtu tha se Pekini “kundërshton çdo akt që… cenon sovranitetin, sigurinë dhe integritetin territorial të shteve të tjera, dhe kundërshton përdorimin e kërcënimit si përdorim force në marrëdhëniet ndërkombëtare”./Mitropol/








