Medi
02LAJME

Kjo është arsyeja që dyshohet se shkaktoi vdekjen e fëmiut në kanalin e Ibër-Lepencit në Vaganicë

Pak minuta më parë u raportua se një fëmijë dyshohej të kishte mbetur i vdekur në kanalin Ibër-Lepenc, më saktësisht në Vaganicë të Mitrovicës, shkruan Mitropol.

Policia e Kosovës sapo e ka konfirmuar rastin për “Mitropol”.

Aurora Group

Zëdhënësi i PK-së për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka dhënë edhe detaje për rastin, transmeton Mitropol.

“Rreth orës 17:50, është raportuar se në kanalin e “Ibër Lepencit” në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, është gjetë pa shenja jete në ujë një (i mitur)
Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, deklaroi ai për Mitropol.

Bazuar në hetimet fillestare, dyshohet se fëmiu u fut në kanal për t’u larë./Mitropol/

Koha