Medi
02LAJME

Kjo është gjendja e 70 vjeçarit që u godit nga vetura në Zhabar

Një burrë i moshuar u godit sonte rreth orës 18:30 nga një veturë pranë barnatores “Riga” në Zhabar të Mitrovicës, mëson ekskluzivisht “Mitropol” nga burimet e veta në vendin e ngjarjes.

I njejti u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal në gjendje të rëndë shëndetësore.

London

Në vendin e ngjarjes menjëherë dolën njësitet policore.

Lidhur me gjendjen e të moshuarit, për “Mitropol” ka treguar Zëdhënësi i Spitalit Rajonal të Mitrovicës, Shpend Fazliu.

Fazliu tha se 70 vjeçari aktualisht po trajtohet në spital.

“Tashmë po kryhet ekzaminimi radiologjik i Tomografisë së Kompjuterizuar (CT) e kokës, për të konstatuar gjendjen e kokës”, tha ai për “Mitropol”.

Rasti është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.

“Rreth orës 18:25, në rrugën “Ulqini” në Mitrovicën e Jugut, ka ndodhur një aksident trafiku ku një veturë ka goditur një këmbësor. I lënduari është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa policia është duke kryer procedurat hetimore lidhur me aksidentin.”, tha Avni Zahiti për “Mitropol”.

Premium Store