Medi
02LAJME

Kjo është pasuria e kryetarit të Vushtrrisë, Ferit Idrizi

Ferit Idrizi, 1 javë më parë është zgjedhur kryetar i Vushtrrisë, pas zgjedhjeve në raundin e dytë. Por, a e dini se cila është pasuria e tij?

Idrizi në formularët e deklaruar në Agjensionin Kundër-korrupsion si zyrtar i Ministrisë së Arsimit, ka dhënë detaje për pasurinë që posedon në vitin 2021.

Tripika

Sipas të dhënave në formularët për deklarimin e pasurisë, Idrizi ka në pronësi një shtëpi me sipërfaqe 150 metër katrorë, të cilën e ka vlerësuar në vlerë 70.000 euro.

Idrizi poashtu është pronari i një parcele prej 2.40 ari, e cila figuron si e përfituar në vitin 2004, e të cilën ai e vlerëson 10.000 euro.

Sa i përket pasurisë së luajtshme, Idrizi qëndron relativisht modest, ku ka të deklaruar një veturë të markës Golf 4, me vlerë 3500 euro.

Sa i përket parave të gatshme ai ka të deklaruar në emër të Bashkëshortes 2300 euro në llogarinë e saj, si dhe 450 euro në llogarinë e tij personale.

Idrizi ka të deklaruar si kredi edhe 1141 euro, e cila në kohën kur është plotësuar figuron të përfundoi në muajin Shtator 2021.

Të hyrat familjare dhe mujore të Idrizit janë nga paga e gruas si mësimdhënëse, dhe paga e tij si zyrtar në Ministrinë e Arsimit.


 

Koha