02LAJME

Kjo është përmbajtja e aktakuzës ndaj “Currit” e të tjerëve, ngarkohen për fajde, detyrim e mashtrim

Lënda ndaj të akuzuarve Ismet Osmani i njohur si “Curri”, Sami Nikës, Ilir Bojkut, Mentor Maqanit dhe Adil Thaqit, i është ndarë gjykatëses Medie Bytyqi për ta gjykuar.

Aktakuza e ngritur më 19 nëntor 2021 nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Ismet Osmanin, Sami Nikën, Ilir Bojkun dhe Mentor Maqanin po i ngarkon me veprat penale “Fajde” dhe “Detyrim”, kurse Adil Thaqi akuzohet për “Mashtrim”.

Weelnes

“Betimi për Drejtësi” ka siguruar aktakuzën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për këtë rast, e cila përmban pesë dispozitiva, si dhe kërkesën për konfiskim të pasurisë.

Sipas aktakuzës së 19 nëntorit 2021, të pandehurit Sami Nika, Ismet Osmani dhe Ilir Bojku, në periudhën e fundvitit 2013 deri në shtator 2015, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të të dëmtuarit Faton Dalladaku për shkak të borxhit të marrë në qershor 2012, në shumë 350 mijë euro (nga të cilat 100 mijë euro transfer dhe 250 mijë euro në dorë), me çka i pandehuri Nika dhe i dëmtuari lidhin një kontratë mbi shitblerjen e paluajtshmërisë-shtëpisë, lokacioni qyteza Pejton-Prishtinë.

Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Nika e evidenton në kadastër si pronë të tij, duke e shfrytëzuar gjendjen e rëndë financiare të Dalladakut, me rastin e dhënies së parave e ngarkon duke kontraktuar një shumë dukshëm jopropocionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, ashtu që me kamatë 7% e cila gjatë dy muajve në vijim i pandehuri Nika nga i dëmtuari Dalladaku merr kamatën në shumë prej 50 mijë euro.

Tutje, thuhet se të pandehurit Nika, Osmani dhe Bojku shtojnë presionin ndaj të dëmtuarit Dalladaku dhe me këtë rast këta në bashkëpunim duke kontraktuar një shumë dukshëm jopropocionale të pasurisë në këmbim të shërbimit për personin tjetër, ia japin Sahit Paraqarizit shumën prej 250 mijë euro, sepse toka prej 3 hekatarësh në magjistralen Prishtinë-Ferizaj 8 km, nga Prishtina, e cila kishte vlerën prej 600 mijë euro ishte e Paqarizit, ashtu që ai e bëri bartjen e pronësisë të kësaj toke.

Ndërsa thuhet se për të njëjtën shumë pra 600 mijë euro (250 mijë euro plus 350 mijë euro) e ngarkojnë të dëmtuarin Dalladaku si borxh i ri, por gjithnjë në bashkëpunim edhe më tej të pandehurit e mbajnë në posedim shtëpinë e Dalladakut sipas kontratës me të akuzuarin Nika.

Me këtë, akuzohen se kanë kryer veprën penale “Fajde”.

Në dispozitivin e dytë të aktakuzës thuhet se të akuzuarit Nika, Osmani dhe Bojku, pasi në periudhën e fillimvitit 2014, i dëmtuari Dalladaku dështon në kthimin e shumës fillestare 350 mijë euro, i pandehuri Nika në bashkëkryerje me Osmanin e Bojkun, përdorin kanosjen serioze për të detyruar të dëmtuarin të kryejë veprim në dëm të pasurisë së tij.

Koha