
“Katër nxënësa këtë javë priten të migrojnë vetëm nga klasa ime, kjo është diqka që me ka merzitur teje mase sepse jam mesuar me ta, janë bëre pjesë e jetës sime, në shkollë ndihna si në familje dhe nuk e di si do t’a përballoj kur do ti shoh bankat e tyrë të zbrazta kur ata të ikin dhe nuk do të kthehen më”, është shprehur një mësusese e ciklit të ulët të shkollës fillore “Malush Ahmeti” në Rrezallë gjatë një bisede spontan e cili se bashku më një kolege kishtë ardhur në Skënderaj nëpër mot me shi nga ky fshat I largët i Drenicës vetëm për ti fotokopjuar disa materiale për nxënësit e asaj shkolle, që ata ta kenë më të lëhtë për të përballuar procesin mësimor.
Përsonazhet në fjalë në vitet e më hershmë kishin pasur deri në 40 nxënësa në klasë tani i ka 20 e kur ata të migrojnë do të mbësin vetëm 16.
Në komunën e Skenderajt janë disa shkolla që janë mbyllur për shkak të numrit të vogël të nxënësve, siç janë shkollat në Radishevë, Kastriot (Kostërc), Dashevc. Disa nga këto shkolla, të cilat janë ndërtuar menjëherë pas përfundimit të luftës, janë quajtur politike, për shkak se secili zyrtar i lartë i shtetit nga kjo pjesë e Drenicës ka dashur të tregohet patriot dhe të kujtohet si njeriu që ka bërë diçka për fshatin e tij./rajoni








