Aurora Group
KOSOVËLAJME

KMDLNJ: Gjykata Speciale po shkel të drejtat e njeriut në rastin e ish-krerëve të UÇK-së

Gjykata Speciale Ndërkombëtare për Kosovën dje publikoi një listë me emrat e personave të vrarë gjatë dhe pas luftës në Kosovë, duke pretenduar se ish-krerët e UÇK-së kanë përgjegjësi për këtë.

Mbi këtë gjë ka reaguar Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut. KMDLNJ këtë qasje të Gjykatës e ka quajtur si shkelje flagrante të të drejtave të njeriut.

Medi

“Lista që u botua dje burimin apo origjinën e ka te Sigurimi shtetëror i Serbisë, përkatësisht Prokurorisë Speciale për Krime Lufte të Serbisë, të cilët pastaj ia kanë dorëzuar Prokurorisë Speciale në Hagë, përkatësisht ish-kryeprokurorit Jack Smith.Realisht, në pjesën e redaktuar ka emra të tjerë që Prokuroria i ka kursyer për më vonë. Për aktivistë që janë marrë me krime lufte dhe pasoja të luftës, këta dhe emrat e redaktuar janë të njohur, kurse për disa që janë në listën e të vrarëve ka pasur të dyshuar, të arrestuar, të dënuar dhe të liruar. Gjykata Speciale Ndërkombëtare për Kosovën, së bashku me Prokurorinë Speciale, që nga fillimi i procesit ka shkelur të drejtat e njeriut të personave të privuar nga liria siç janë përkthimi gjatë paraqitjes para gjykatës, mospërkthimi me kohë ose përkthimi i pjesshëm e materialeve që ka ndikuar që të akuzuarit të mos jenë në gjendje të përgatisin një mbrojtje efektive, ashtu siç e parasheh ligji”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.

KMDLNJ-ja po ashtu thotë se edhe deklarimet e kryeprokurorit Smith, se të akuzuarit mund të dënohen me burgim të përjetshëm janë shkelje flagrante e parimit të prezumimit të pafajësisë dhe me qëllim që të dërgohet një porosi në opinion për rrezikshmërinë dhe kriminalizimin e të akuzuarve, pa një vendim të prerë të gjykatës përkatëse e që nënkuptohet si presion ndaj opinionit dhe gjykatës.

“Deklaratat akuzuese të kryetares së kësaj gjykate të Inkuizicionitt Special sipas parimit etnik ndaj të akuzuarve janë të papërgjegjshme, paragjykuese, ndikuese dhe në kundërshtim me të drejtat e njeriut”, thuhet ndër të tjera./Zëri

Active