Koci: Vendosa ta heq një pjesë të trupit tim për të treguar se kjo është mjaft

Sipas avokatit Arianit Koci, “shteti po na rrezikohet”. Gjatë një interviste për “Frontal” në T7, Koci ka folur rreth protestës së tij gjatë mëngjesit të sotëm në Kuvendin e Kosovës, shkruan Mitropol.
Koci tha se kjo protestë ishte për të gjithë popullin.
“Unë kam vendos me e heq një pjesë të trupit tim për të treguar se kjo është mjaft” është shprehur ai tutje.
Tutje, ai shtoi se shteti i Kosovës po rrezikohet me të vërtetë nga ky ngërç politik.
“50 herë është e tepërt. Nuk ka shtet në botë që 50 herë ka tentu me e formu Kuvendin edhe mos me arritë”, ka thënë Koci.







