Aurora Group
02KOSOVËLAJMELAJMI YT

Kolona të stërzgjatura në magjistralen Mitrovicë-Prishtinë, qytetarët kërkojnë nga Qeveria përfundimin e rrugës

Punimet e stërzgjatura në rrugën magjistrale Mitrovicë-Prishtinë ka bërë që edhe kolonat e veturave në këtë rrugë të jenë të tilla, shkruan Mitropol.

Një lexues i Mitropol ka dërguar në redaksi të gazetës një fotografi nga kolona e mëngjesit të sotëm ku veturave s’iu shihet fundi.

Weelnes

Qytetarët mitrovicas që frekuentojnë rregullisht këtë rrugë thonë se shpeshherë po vonohen edhe në punë shkaku i kolonave të gjata.

Ata kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës ta finalizojë sa më parë rregullimin e problemit dhe përfundimin e punimeve që kanë zgjatur për tashmë thuajse 20 vite./Mitropol/

Koha