KOSOVËLAJME

Komandanti i KFOR-it: Ngjarjet e ndodhura vitin e kaluar në Kosovë cenuan sigurinë e rajonit, prandaj shtuam 1 mijë trupa

Komandanti i KFOR-it, gjenerali Ozkan Ulutash, në një aktivitet të mbajtur sot ka thënë se ngjarjet e ndodhura gjatë vitit të kaluar në Kosovë e kanë ndikuar negativisht situatën e sigurisë në rajon.

Ulutuas në fjalën e tij ka thënë se për këtë arsye, NATO ka dërguar 1 mijë trupa shtesë pas tensioneve. Duke folur për batalionin turk, Ulutas ka thënë se ushtarët turq që kanë ardhur në kuadër të forcave shtesë, janë duke thënë kontribut në mënyrë profesionale dhe që do të bëjë ndryshimin.

Koha
Florenti Company
Market Florenti
Market Florenti

Ai gjithashtu ka thënë se ata janë të trajnuar shumë mirë dhe se kjo i jep besim forcës së KFOR-it.

“Siç e dini, batalioni ynë komando nga Turqia po shërben në fushën e operacioneve si njësi rezervë. Në rastin e batalionit tonë turk, ushtarët tanë po japin një kontribut që do të bëjë ndryshimin këtu në një mënyrë profesionale, shumë të trajnuar. Kjo na jep besim”, ka deklaruar Ulutas.