Dukato 2
02LAJME

Kombi përplaset me motoçiklistin në Zhabar të Mitrovicës, shoferi 23-vjeçar në gjendje të rëndë

FOTO ILUSTRIM

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur dje në Zhabar të Mitrovicës, ku janë përfshirë një furgon dhe një motoçikletë, me ç’rast një person ka mbetur i lënduar.

Burimet nga Emergjenca thonë se i lënduari është një 23-vjeçar, i cili fillimisht ka marrë trajtim mjekësor në Spitalin rajonal në Mitrovicë e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Active 1

Aksidenti dyshohet se ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të rregullave, pasi furgoni ishte kyçur në rrugë në rrugë dhe kishte goditur automjetin tjetër.

Në vendin e ngjarjes ndërkohë kanë dalë edhe njësitet policore, për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme.

Active