Aurora Group
02LAJME

Komiteti për Politikë dhe Financa në Komunën e Mitrovicës mbajti mbledhjen e parë

 

Drejtuar nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal, Safet Kamberi, sot është mbajtur mbledhja e parë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF), ku të pranishëm ishin Kryetari i Komunës, Faton Peci, drejtorë të drejtorive komunale, si dhe anëtarët e KPF-së.

Premium Store

Në këtë mbledhje, përbërja e re e Komitetit ka diskutuar disa pika të rendit të ditës, përfshirë propozime vendimesh të rëndësishme për vitin 2026. Disa nga pikat kryesore përfshijnë:
• Caktimi i orarit të mbajtjes së mbledhjeve të Komitetit për Politikë dhe Financa
• Formimi i Grupit Punues për realizimin e detyrave të ardhshme
• Hartimi i planit të punës për Kuvendin Komunal për vitin 2026
• Themeli i këshillave dhe komiteteve të ndryshme, përfshirë ato për siguri në bashkësi, shëndetësi dhe mirëqenie sociale, arsim, kulturë, rinia dhe sport, zhvillim ekonomik, planifikim urban, mbrojtje të ambientit dhe shërbime publike.
• Formimi i komisioneve për ndarjen e bursave për studentë, si dhe për shqyrtimin e ankesave në procedurat e përzgjedhjes për anëtarët e bordit të drejtorëve të NPL-ve.

Po ashtu, u diskutua edhe miratimi i vendimeve për publikimin e listës së përgjithshme të pronave të paluajtshme të komunës, dhe lista e veçantë e pronave që planifikohen për dhënie në shfrytëzim gjatë vitit 2026.

Të gjitha këto pika të rendit të ditës janë shqyrtuar nga anëtarët e Komitetit dhe iu dërguan Kuvendit Komunal për miratim.

Një ndër pikat e rëndësishme që është shtyrë për mbledhjen e ardhshme është Propozimi për miratimin e vendimit paraprak për publikimin e listës së pronave të paluajtshme, që është planifikuar të shqyrtohet më vonë.

Premium Store