
Një kompani e punimeve të rrugës ka lënë të hapura gropat në asfallt, afër sheshit të qytetit, shkruan Mitropol.
Pothuajse për 5 muaj kompania nuk ka intervenuar në rregullimin e këtyre gropave, gjë që ka ndikuar që një numër i madh i veturave të kenë pengesë në lëvizje.
Pengesë në qarkullim patën edhe qytetarët e zonës, gjë që ndikoi që vet qytetarët të ndërhyjnë dhe t’i mbyllin gropat me iniciativën e tyre.

Një veprim i tillë është tregues që vullnetarizmi qytetarë në Mitrovicë të jetë mjaftë aktiv. /Mitropol/








