Kompania serbe e pastrimit e paguar nga shteti i Kosovës anashkalon banorët e Çabrës, ua lë kontenjerat plot me mbeturina

Kompania serbe e pastrimit, e angazhuar për pastrimin e mbeturinave në komunën e Leposaviqit po i anashkalon qëllimisht banorët shqiptarë të fshatrave të kësaj komune, njofton Mitropol.
Një banor nga fshati Çabër, ka dërguar në redaksi të “Mitropol” fotografitë e kontenjerit të mbeturinave të mbushur përplot, duke thënë se kompania serbe zakonisht po ua lë mbeturinat të gufojnë dhe po i pastron ato shumë rrallë.
Ai ka thënë se megjithëse paguhen nga shteti i Kosovës, serbët s’duan t’ia dijnë për kushtet e jetesës së shqiptarëve në zonat veriore, duke i maltretuar ata në mënyra të ndryshme.
“Sot kanë pasë me ardhë për me i heq mbeturinat, por ja shiqoje gjendjen”, ka thënë qytetari i indinjuar nga Çabra.
Ai ka apleuar nga institucionet kosovare që t’i trajtojnë më seriozisht kushtet e jetës dhe kërkesat e banorëve shqiptarë të fshatrave veriore të Kosovës./Mitropol/







