
Komuna e Mitrovicës do të shpërndajë 590 pako me artikuj ushqimor në bashkëpunim me “Qatar Charity”.
Kryetari i komunës, Bedri Hamza, sot ka pritur në takim përfaqësuesin nga “Qatar Charity”, Hamit Kamberi.
Qëllimi i këtij takimi ishte nënshkrimi i memorandumit të bashkëpunimit mes Komunës së Mitrovicës dhe “Qatar Charity”, për shpërndarjen e 590 pakove me artikuj ushqimore.
Komuna ka njoftuar se këto pako do të jepen për familjet me kushte të rënda ekonomike në Komunën e Mitrovicës, ku vlera e këtij projekti parashihet të jetë mbi 32 mijë euro.







