Komuna do shpërndajë shporta mbeturinash për banorët e fshatrave Vërnicë, Pirq dhe Vaganicë

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit njofton banorët e fshatrave të Mitrovicës, Vërnicë, Pirq dhe Vaganicë se me datë 12.04.2023, ditë e mërkurë, duke filluar nga ora 10:00-14:00, do të bëhet shpërndarja e shportave për mbeturina.
Këto shporta do të ndahen për banorët e këtyre tri fshatrave të cilët kanë paraqitur kërkesë në Drejtorinë për Mbrojtje të Mjedisit, si dhe për ata të cilët kanë nevojë të pajisen me shporta të tilla.
Lokacioni ku do të shpërndahen këto shporta është Impianti i Reciklimit të Mbeturinave në Frashër të Mitrovicës.
Gjithashtu Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit bën të ditur se më pas do të vazhdojnë shpërndarjen edhe për disa lagje dhe fshatra tjera.







