Dukato 2
02

Komuna e Mitrovicës intervenon në rregullimin e rrugës “Ali Zeneli” dhe “Ferat Dragaj”

Tash e një kohë në lagjet e Mitrovicës “Ferat Dragaj” dhe “Ali Zeneli” rruga ka mbetur e parregulluar.

Duke qenë se po planifikohet hapja dhe asfaltimi i rrugës në atë zonë, Komuna e Mitrovicës po intervenon herë pas here në rregullimin e saj, shkruan “Mitropol”.

Aurora Group

Sot Drejtoria e Urbanizmit, e cila udhëhiqet nga Edison Tërnava, ka angazhuar një kompani për rehabilitimin e saj.

Drejtori Tërnava ka potencuar se ky intervenim në këtë rrugë po bëhet që të ua lehtësojë qarkullimin banorëve ndërsa edhe në pjesë tjera do të vazhdojë meremetimi deri në asfaltimin e saj.

Aquapark 2