
Komuna e Skënderaj ka filluar rrënimin e objekteve që janë të ndërtuara pa leje, shkruan Mitropol.
Gjatë ditës së sotme është bërë rrënimi i një objekti në fshatin Likoc, i cili ishte ndërtuar në pronën publike.
Lajmin për rrënimin e këtij objekti e ka bërë vetë komuna me një postim në facebook.
Postimi i plotë:
Përmes Drejtorisë së Inspektoratit, sot në qendër të Likocit, është rrënuar një objekt që ka filluar të ndërtohet në pronë publike. Të tilla ndërtime nuk guxojmë të lejojmë përderisa nuk i nënshtrohen filtrit rregullativ të përcaktuar me ligjet që vlejnë për secilin.
Aksioni i sotëm ku është rrënuar një objekt privat, i ndërtuar në pronë publike në Likoc, është një shenjë e gatishmërisë sonë për të pasur rregull, rend dhe ligj.








