
Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, sot ka nënshkruar vendimin për rritjen e bursave studentore nga 55 në 70, shkruan Mitropol.
Idrizi u zotua se arsimi mbetet ndër zotimet kryesore të mandatit të tij.
“Jam shumë i lumtur që këtë informatë ta ndaj sot me të gjithë studentët vushtrrias”, u shpreh mes tjerash Idrizi.
Postimi i plotë:
RRITET NUMRI I BURSAVE PËR VITIN AKADEMIK 2021/2022
Sot, kam marr vendim që numrin e bursave për studime ta rris nga 55 sa ishte vitin e kaluar, në 70 për vitin akademik 2021/22. Andaj, jam shumë i lumtur që këtë informatë ta ndaj sot me të gjithë studentët vushtrrias.
Ky është vetëm fillimi, pasi arsimi mbetet ndër prioritet kryesore të mandatit tim qeverisës.








