Aurora Group
02LAJMESHNETA

Komuna e Vushtrrisë hap vende të lira pune

Komuna e Vushtrrisë ka hapur dy vende të lira pune në pozitën infermier i përgjithshëm.

Postimi i plotë:

London

Në mbështetje të nenit 67 dhe 68 të Ligjit NR.06/L-114 për Zyrtarët Publikë, të nenit 8 të Ligjit të Punës nr.03/L-212, në bazë të nenit 4 të Udhëzimit Administrativ nr.07/2017, Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, shpall:

KONKURS

Institucioni: Komuna e Vushtrrisë;

Drejtoria: Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale

Shtëpia e Komunitetit për Persona me Aftësi të Kufizuar për të Rritur – Lumadh Vushtrri

Titulli i vendit të punës:

Infermier i përgjithshëm në Shtëpinë e Komunitetit për Persona me Aftësi të Kufizuar për të Rritur – Lumadh Vushtrri

Numri i pozitave: Dy (2);

Titulli i mbikëqyrësit: Udhëheqësi i Shtëpisë së Komunitetit;

Grada/Koeficienti: H – 432;

Kohëzgjatja e kontratës: Në kohë të pacaktuar;

Periudha e punës provuese: Gjashtë muaj;

Orët e punës: 40 orë – punon me kujdestari edhe gjatë natës sipas orarit të përcaktuar nga udhëheqësi.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive:

Gjatë orarit të ditës apo gjatë kujdestarisë është i/e obliguar të kujdeset dhe të dijë gjendjen shëndetësore të rezidentëve.
Ka përgjegjësi në mbikëqyrjen e gjendjes shëndetësore të rezidentëve, shpërndarjen e terapisë së rregullt dhe eventuale sipas përshkrimit të mjekut të autorizuar dhe evidentimin e tyre.
Bën pastrimin dhe lidhjen e plagëve si dhe evidentimin e tyre.
Është përgjegjës dhe kujdeset për higjienën personale të rezidentëve, veshmbathjes së tyre, repartit dhe po ashtu ka për detyrë ti përcjell rezidentët gjatë shujtës së ushqimit dhe ti ushqej nëse është e nevojshme.
Punon ngushtë me Udhëheqësin duke raportuar mbi gjendjen shëndetësore dhe ndryshimet eventuale për gjendjen e rezidentëve.
Punon në mënyrë aktive dhe të drejtpërdrejt me udhëheqësin në përmirësimin e gjendjes së rezidentëve përmes aktiviteteve rehabilituese dhe rekreative.
Bën transportimin e klientëve jashtë institucionit për shërbime tjera mjekësore sipas përshkrimit të mjekut.
Përshkruan hollësisht në raportet ditore gjendjen shëndetësore të rezidentëve dhe raporton te Udhëheqësi.
Kualifikimi profesional, aftësitë:

Baqelor i Infermierisë ose Diplomë e Shkollës së Mesme të Mjekësisë – Infermieri;
Të ketë Licencën e Punës.
Dokumentet e nevojshme:

Ekstrakti i lindjes (kopje);
Diploma Baqelor i Infermierisë ose Diploma e Shkollës së Mesme të Mjekësisë-Infermieri (kopje);
Licenca e punës (kopje);
Dëshminë se nuk është i dënuar dhe nën hetime (Origjinali);
Letërnjoftimi (kopje).
Konkursi mbetet i hapur 15 ditë, nga data 12.12.2022 – 26.12.2022.

Paraqitja e kërkesave

Tё gjithë kandidatët e interesuar, aplikacionet mund ti marrin në formë fizike në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, apo ti shkarkojnë nga web faqja zyrtare e Komunës së Vushtrrisë https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe portali shtetëror https://konkursi.rks-gov.net/ dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrën për Shërbim me Qytetarë nё Komunën e Vushtrrisë.

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret dhe hyjnë në listën e ngushtë do të ftohen në intervistë.

Të gjithë kandidatët të cilët kanë mbaruar studimet jashtë Republikës së Kosovës që konkurrojnë për këto pozita, duhet që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura (nostrifikuara) nga Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, në pajtim me Udhëzimin Administrativ, nr.12/2018 të datës 10.09.2018, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kusht të konkursit.

Mirëpriten aplikacionet prej meshkujve dhe femrave të të gjitha komuniteteve të Republikës së Kosovës.

Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen dhe aplikacionet e mangëta refuzohen.

Për çdo paqartësi aplikuesit i drejtohen Njësisë së Burimeve Njerëzore, zyra nr 33 ose në tel 038 200 42 444.

Rezultatet shpallen në web faqen e komunës së Vushtrrisë

https://kk.rks-gov.net/vushtrri/ dhe në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/

Premium Store