Dukato 2
02LAJME

Komuna i ndau shqiptarit banesën në Leposaviq, serbi refuzon ta lirojë – Policia nis hetimet për uzurpim të paligjshëm të pronës

Një rast i pazakontë është regjistruar në Leposaviq, ku një qytetar shqiptar nuk po mund ta shfrytëzojë banesën që ia ka ndarë Komuna, pasi ajo është e zënë padrejtësisht nga një qytetar serb.

Sipas burimeve të Sinjalit, Emran Gushaniështë paraqitur më 7 tetor në Stacionin Policor të Leposaviqit, duke raportuar se posedon një marrëveshje zyrtare banimi të lëshuar nga Komuna e Leposaviqit më 1 shtator 2025, për një banesë komunale që i është ndarë atij dhe familjes së tij në shfrytëzim ligjor.

Medi

Megjithatë, banesa në fjalë është e zënë nga Milivoje Bojiq, i cili refuzon ta lirojë pronën, duke pretenduar se aty jeton me djalin e tij që nga nëntori i vitit 2024 dhe se banesën ia kishte dhënë “koordinatori për refugjatë”.

Policia ka dalë në vendngjarje, e ka shoqëruar Bojićin për intervistim dhe ka konstatuar se ai nuk posedon asnjë dokument ligjor për përdorimin e banesës.

Fillimisht, me udhëzim të Prokurorit të Shtetit, atij i është dhënë afat për ta liruar pronën dhe për t’ia dorëzuar çelësat pronarit legjitim, por deri më 27 tetor, ai nuk e ka zbatuar vendimin.

Në këto rrethana, Prokuroria ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme”, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti po hetohet nga njësitë përkatëse, ndërsa organet komunale dhe prokuroriale pritet të ndërmarrin hapat e mëtejmë për lirimin e pronës komunale që iu nda në mënyrë të ligjshme qytetarit shqiptar.

Dukato 1