
Ka dy javë që trungu i një fidani të një peme po qëndronte i shtrirë përtokë tek Liqeni Akumulues në Mitrovicë, shkruan Mitropol.
Edhe pse rasti u raportua nga “Mitropol”, Drejtoria e Ambientit, respektivisht Komuna e Mitrovicës nuk ndërmorri asnjë masë për rregullimin e trungut të dëmtuar.
Pasi jo Komuna, atë sot e e rregulluan ambientalistët e qytetit.
Ambientalistja e zellshme mitrovicase, Arta Ibishi Çitaku thotë për Mitropol se kishte më shumë se dy javë që kishte pritur nëse organet komunale do ndërmerrnin masa, por pasi askush nuk mori iniciativë për rregullimin e trungut, ajo bashkë me një tjetër ambientalist sot e rivitalizuan trungun.
“Sot e rivitalizuam kete trung me shprese qe do ta marre veten”, tha Ibishi-Çitaku për Mitropol.

Në lidhje me dëmtimin e trungut kishte reagime të shumta nga mitrovicasit në postimin e Mitropol.








