Premium Store
02LAJME

Konfirmohet nga Policia: Një i vrarë dhe dy të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Skenderaj

Gazeta Sinjali pak më parë raportoi për një ngjarje tragjike që ka ndodhur në fshatin Baks të komunës së Skenderajt, ku një person dyshohet se është vrarë nga fqinji i tij.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Sinjali edhe zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrije Pllana.

Tripika

Pllana tha se nga të shtënat me armë zjarri janë plagosur tre persona, ku njëri nga ta nuk arriti që t’u mbijetojë plagëve të marra.

Sipas saj, dy të plagosurit tjerë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.

Weelnes