Konfirmohet raportimi ekskluziv i Mitropol: Albin Kurti zyrtarizon Sylejman Mehollin si kandidat për kryetar të Vushtrrisë

Ditë më parë Mitropol kishte raportuar eksluzivisht se Sylejman Meholli do të jetë kandidat për kryetar të Vushtrrisë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje dhe se kjo ngjarje do konfirmohej nga lideri i partisë, Albin Kurti, sot.
Ashtu edhe ndodhi, kandidatura e Mehollit u konfirmua sot në Kalanë e Vushtrrisë nga Albin Kurti në mesin e shumë simpatizantëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale për kryetar komune do të mbahen më 12 Tetor./Mitropol/







