Konfirmohet raportimi ekskluziv i Mitropol: Kurti prezanton Artan Abrashin si kandidat për kryetar të Prizrenit

Kryeministri në detyrë dhe njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Albin Kurti, sonte në Prizren ka prezantuar publikisht kandidatin e partisë së tij për kryetar të komunës.
“Mitropol” dje raportoi ekskluzivisht për këtë ngjarje.
Në një aktivitet të organizuar në sheshin Kej, përballë xhamisë Sinan Pasha në qendër të Prizrenit, është bërë e ditur se kandidati i VV-së për zgjedhjet lokale të 12 tetorit 2025 do të jetë Artan Abrashi.
Gjatë fjalimit të tij, Kurti theksoi se Abrashi është një emër me vizion, i ndershëm dhe punëtor, i cili do të punojë për të mirën e Prizrenit.








