Medi
02LAJME

Konfirmon Policia: Dy hajna futen me armë në barnatoren në qendër të Mitrovicës si në filma, grabisin para dhe ikin

Rreth orës 18:30 në qendër të Mitrovicës dy hajna kanë plaçkitur barnatoren në rrugën “Ferat Dragaj”, shkruan Mitropol.

Rastin për Mitropol e ka konfirmuar Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë se Kosovës për rajonin e Mitrovicës Jugore, duke theksuar se hajnat kanë plaçkitur barnatoren nën kërcënimin e armëve.

Market Florenti

Policia e Kosovës ka theksuar se hajnat e kanë kërcënuar me armë punëtoren e barnatores dhe nga ajo kanë marrë një sasi me para.

Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa nga PK kanë njoftuar se kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Njoftimi nga Policia e Kosovës:

Sonte, rreth orës 18:30 është raportuar për një rast grabitje i ndodhur në rrugën “ Nexhip Draga” në Mitrovicën e Jugut, saktësisht në një barnatore.
Njësite përkatëse policore kanë dalë në vendngjarje, bazuar në të dhënat e para dyshimet jan ngritur se grabitja është kryer prej dy personave, të cilët nën kërcënimin e armës, kanë grabitur një sasi parash, nga punëtorja e barnatores dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
lidhur me rastin policia ka nisur hetimet dhe po ndërmerr veprime të nevojshme policore me qëllim zbardhjen e rastit si dhe identifikimin e personave të dyshuar.

📸 Ditori

Koha