Konfiskohen 684 euro në Vushtrri,dyshohen se janë false

Problemi me falsifikimin e parasë duket se po merr përmasa të mëdha e serioze në vendin tonë
Policia e Kosovës dje në Vushtrri ka konfiskuar 314 monedha dy euroshe dhe 2 monedha një euroshe, që dyshohet se janë të falsifikuara, shkruan Mitropol.
Zyrtarja e bankës ka raportuar në Polici se gjatë deponimit të pazarit ditor të një biznesi ka hasur në paratë e falsifikuara.
“Monedhat e dyshuara janë konfiskuar për ekzaminime të mëtejshme.” thuhet në njoftimin e Policisë.








