Active 2
02LAJME

Kontejnerë të prishur dhe papastërti e madhe pranë QKMF-së në Mitrovicë

 

Kontejnerët e vendosur pranë QKMF-së në Mitrovicë duken në gjendje të mjerueshme, gjë që ka ndikuar që një qytetar ta raportoj rastin në Mitropol.

Weelnes

Në foton e dërguar nga qytetari, shihen kontejnerët pa këmbë dhe të vjetër, të cilët vazhdojnë të qëndrojnë tash e një kohë në të njëjtën gjendje aty.

Përveç, kësaj pranë QKMF-së në Mitrovicë po shihet një papastërti e madhe, gjë që e dëmton shëndetin e njeriut edhe më shumë.

Ndonëse kompania e pastrimit po kryen punën e saj, në këtë pjesë mbeturinat shpesh herë hidhen edhe jashtë kontejnerëve, krejt kjo për shkak të papërgjegjësisë së qytetarëve.

Qytetari ka kërkuar që organet kompetente të merren me rastin në fjalë, për faktin se ky problem është paraqitur në një zonë e cila do të duhej të ishte shembull për pastërti, për shkak të afërsisë së objektit të ambulantes në Mitrovicë. /Mitropol/

Premium Store