Pellini
LAJME

Kori “Siparantum” drejt Tajlandës për të performuar në një nga festivalet më prestigjioze botërore



Pjesëmarrja e radhës e korit “Siparantum” është në Bangkok të Tajlandës, ku kori do të marrë pjesë në “Thailand International Choral Festival”, shkruan Mitropol.

Krahas saj, më 1 shtator edhe drejtuesi dhe dirigjenti i “Siparantumit”, Memli Kelmendi, do të drejtojë një punëtori atje.

Ky festival organizohet organizohet nga “Thailand Choral Association” në bashkëpunim me “Bandung Choral Society”, dhe këtë vit vjen me edicionin e dytë, ku pritet që të vijnë dirigjentë, vokalistë dhe profesionistë muzikorë nga e mbarë bota.

Gjatë 1 shtatorit, kori “Siparantum” duhet që të dëshmojë edhe njëherë veten e tyre para një audience botërore, por duke pasur parasysh sukseset e tyre të mëparshme këtë gjë nuk do ta ketë të vështirë.

Kujtojmë se pjesë e këtij kori janë edhe mitrovicasit: Natyra Mehmeti, Fiona Shabani dhe Fidan Strumcaku.

Weelnes