Active 2
02LAJME

Koshtova në “përmbytje” pas të reshurave të shiut, uji bllokon disa fshatra

Shiu i madh që ka rënë tash e dy ditë në Mitrovicë ka shkaktuar kaos në disa fshatra, shkruan Mitropol.

Njëri nga fshatrat që është bllokuar nga të reshurat e shiut është Koshtova, ku uji i ka bllokuar disa lagje të fshatit.

Tripika

Banorët theksojnë se deri te bllokimi ka ardhur për shkak të një gypi, i cili është i prishur tash e disa vite, dhe ende nuk janë marrë masat për rregullimin e tij.

Sipas banorëve, bllokimi fillon nga lagjia “Mulliri Qollakut”, vazhdon tek pika e dytë e bllokimit lagjia “Ruzhdi Jusufi”, pastaj përfundon në lagjen “Hajradini”.

Banorët shtojnë se nëse organet përgjegjëse nuk marrin masat, atëhere këto lagje rrezikohen nga përmbytja. /Mitropol/

Pellini