Medi
02

Kosova po zbrazet: Një tjetër djalosh shembullor mitrovicas lëshon vendin, Rafet Musliu niset pët Finlandë

Vendi po zbrazet çdo ditë e më shumë. Finlanda po mbushet përplot me mitrovicas që zgjidhjen për ta vazhduar jetën po e bëjnë atje.

Dje njoftoi se nga Mitrovica po largohet edhe Rafet Musliu, një tjetër djalosh shembullor i qytetit, shkruan “Mitropol”.

Active 1

Mitrovicasi i cili merrej me kultivimin e papagajve thotë se është shumë i vështirë largimi nga vendi por po ikë nga Kosova pasi vlerëson se asaj nuk po i duhet ai.

“E vështir po kështu u krijuan rrethanat mjer per Kosovën Nën ndorën e kujt ka mbetë, mungesa e zanit edhe e pranisë tonë do e lë të zbrazt Shpin time. Unë po iki Kosovë, nuk po të duhem ty! Shpresoj qe ndonjeher te kthehem tek vendlindja ime e te jetoj i qetë në dheun tim ku lindi stergjyshi e gjyshi. Po ndihem i thyer nga kjo zgjidhje por gjithmon me mendje dhe zemer do jem Kosovar.”, ka shkruar Musliu në një postim në Facebook.

Musliu është vetëm një nga qindra mitrovicas që tashmë janë vendosur në Finlandë për shkak të rrethanave të papërshtatshme në Kosovë e specifikisht në Mitrovcë./Mitropol/

Active