Aurora Group
LAJME

Kosovari hap piceri në Itali, ndihmoi shumë mitrovicas që tash jetojnë atje

Biznesi i ri i një kosovari i hapur në Bruneck Südtirol të Italisë është bërë strehë për shumë mitrovicas, shkruan “Mitropol”.

Bëhet fjalë për “Pizza BAKI” i cili është hapur tash e gati dy muaj në këtë qytet ku jetojnë shumë mitrovicas e kosovarë nga gjithandej.

Pellini

Pronari i këtij biznesi, Bashkim Arifaj njihet për ndihmën e madhe që u ka ofruar shumë bashkëqytetarëve të tij nga Kosova, e sidomos atyre nga Mitrovica.

Ai u ka ndihmuar edhe një grupi të mitrovicasve nga Bajgora kur kishin shkuar në Itali.

Veç ndihmës ndaj kosovarëve, kjo piceri është bërë e njohur edhe me ushqimin cilësor që po u ofron myshterinjëve./Mitropol/

Active 1