Në muajin e ardhshëm, qytetarët e katër komunave veriore do t’u drejtohen kutive të votimit, por për të zgjedhur udhëheqësit e tyre.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur që më 21 prill të mbahet votimi për shkarkim të kryetarëve në katër komunat në veri, në Leposaviq, Zveçan, Zubin-Potok dhe Mitrovicë të Veriut.