Premium Store
LAJME

Kraki: Kosovës i duhet Qeveria Kurti 3 për ta ndalur dhunën dhe hajninë si normë


Nezir Kraki, deputet i VV’së ka reaguar ndaj përplasjes që ndodhi sot në mes të deputetes nga radhët e PDK-së, Ganimete Musliu me Avni Deharin e Vetëvendosjes, shkruan Mitropol.

Ai ka kritikuar sjelljen e Musliut, duke theksuar se Qeveria Kurti 3 i duhet Kosovës në mënyrë që, sipas tij, logjika e dhunës dhe hajnisë mos të bëhet normë në këtë vend.

Kraki ka reaguar për situatën e krijuar sot në Kuvend përmes një postimi publik në Facebook.

Postimi i plotë:

Fundi i bandave politike
Kulturen e bandave politike per te cilat flas shpesh e pame sot edhe ne Kuvend.Se bandat kane halle tjera, prandaj edhe dhunen e kane normalizu si mjet per arritjen e qellimeve te tyre, qellime qe bien ndesh me interesat e Kosoves.
Prandaj Kosoves i duhet qeveria Kurti 3 ne menyre qe logjika e dhunes dhe e hajnise mos te behet normë ne kete vend.Fundi i bandave politike eshte shpetim i Kosoves.

Dukato 1