Krasniqi pas vizitës në Hagë tek Thaçi dhe Veseli: Dielli do të lind përsëri

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka vizituar sot në Hagë ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e Kuvendit, Kadri Veseli, shkruan Mitropol.
Ai tha se të dy mbeten optimistë dhe të bindur se drejtësia për çlirimtarët e Kosovës po afrohet, duke shtuar se liria nuk është as mëkat e as faj.
Sipas tij, Thaçi dhe Veseli vazhdojnë të jenë shpirtërisht me Kosovën çdo ditë, duke ndarë gëzimet dhe dhimbjet e popullit.
“Koha do ta nxjerrë të vërtetën në dritë dhe drejtësia, sado e vonuar, do të triumfojë mbi çdo padrejtësi. Dielli do të lind përsëri!”, ka përfunduar Krasniqi duke cituar fjalët e ish-presidentit Thaçi.







