Pellini
KOSOVËSPORT

Krenari: Lumbardha Misini i bashkohet klubit të famshëm zviceran

Lojtarja e kombëtares së Kosovës, Lumbardha Misini, i është bashkuar klubit zviceran, Servette.

22-vjeçarja u transferua nga Trabzonspori i Turqisë te Servette e Zvicrës, teksa më herët ka luajtur në Shqipëri dhe Kosovës.

Premium Store

Mesfushorja kosovare u transferua në Turqi në verën e vitit 2024, ku luajti 22 ndeshje dhe shënoi një gol.

“Lumbardha do të sjellë rigorozitet taktik dhe fizik në mesfushën tonë. Ajo është gjithashtu një lojtare shumë profesionale, e gjithanshme dhe e disiplinuar dhe jemi shumë të kënaqur që e kemi mes nesh për sezonin e ardhshëm”, tha drejtoresha sportive e Servette, Marta Peiro, transmeton Klankosova.tv.

Misini ka nënshkruar me Servette deri në vitin 2026, me një vit shtesë opsional, dhe do të veshë fanellën me numër 6.

Weelnes