Krijohet posteri tallës me palestrën e Pejës – ‘Minatori’ i kristaltë e ‘Karagaçi’ pistë skijimi

Ndeshja e tretë finale mes KB “Trepça” dhe KB “Peja” do luhet të enjten në ora 20:00 në palestrën “Minatori”.
Ndeshja paraprake ishte luajtur në ‘Karagaç’ të Pejës ku lojtarët rrëshqisnin gjatë tërë ndeshjes për shkak të kushteve të papërshtatshme të parketit të kësaj palestre, shkruan “Mitropol”.
Për t’u tallur me gjendjen e palestrës së Pejës, një faqe suportive e klubit mitrovicas në Instagram ka postuar një poster tallës ku shihet një skijator në palestrën ‘Karagaçi, shkruan mitropol. Në këtë poster, palestra “Minatori” quhet palestra kristale, gjersa aty shihet edhe minatori që ka lidhur me zinxhir shqiponjën që simbolizon tifozërinë pejane.
Rezultati aktual është 1 me 1, gjersa kanë mbetur edhe tri ndeshje për t’u luajtur./Mitropol/








