Active 2
02LAJME

KRM “Uniteti” zbraz kontejnerët e mbeturinave në fshatin Çabër të Zubin Potokut

Pas situatës së krijuar në komunat veriore me shumicë serbe, banorëve të fshatit Çabër të Zubin Potokut që banohet me shqiptarë nuk i janë zbrazur kontejnerët e mbeturinave prej dy javësh.

Duke parë rëndësinë e madhe që ka menaxhimi i mbeturinave, KRM “Uniteti” sot ka bërë zbrazjen e kontejnerëve, proces të cilin do ta vazhdoj edhe në javët vijuese derisa kompania e menaxhimit të mbeturinave me seli në Zubin Potoku ta kryej shërbimin si më parë për rreth 200 shtëpi sa ka ky fshat.

Aurora Group
Premium Store