Premium Store
KOSOVËLAJME

KRU “Mitrovica” paralajmëron shkyçje për konsumatorët pa ujëmatës

 

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka lëshuar paralajmërimin e fundit për të gjithë konsumatorët që tarifohen në formën paushall dhe ende nuk kanë vendosur ujëmatës në pronat e tyre, shkruan Mitropol.

Dukato 1

Sipas njoftimit zyrtar, afati i fundit për vendosjen e ujëmatësit është 11 gusht 2025. Pas kësaj date, të gjithë konsumatorët që vazhdojnë të figurojnë pa ujëmatës në sistem, do të konsiderohen në kundërshtim me parimet e transparencës dhe konsumit të drejtë të ujit të pijshëm.

“Duke filluar nga 12 gushti 2025, do të fillojë procesi i shkyçjeve masive nga rrjeti i ujësjellësit për ata që nuk kanë përmbushur këtë obligim ligjor dhe teknik”, thuhet në njoftimin e KRU “Mitrovica”.

Kompania rikujton se vendosja e ujëmatësit është e detyrueshme dhe duhet të bëhet në një vend të qasshëm dhe të kontrollueshëm nga ekipet teknike.

Për më shumë informata apo ndihmë, qytetarët mund të kontaktojnë në numrin 046 915 645, përmes emailit në info@kru-mitrovica.com ose duke vizituar zyrat e kompanisë gjatë ditëve të punës.

Afati i fundit për vendosje: 11.08.2025
Data e fillimit të shkyçjeve: 12.08.2025

Koha