
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti pas mbylljes së dy depove të marketeve të mëdha në Kosovë nga Inspektorati i Tregut dhe Policia e Kosovës ka thënë se nuk do lejojnë që qytetarët të zhvaten, shkruan Mitropol.
Ai ka thënë se 3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale duke theksuar se e kanë shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojnë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës.
Postimi i plotë:
Mbyllen dy depo
Pas një aksioni të Inspektoratit të Tregut dhe Policisë së Kosovës, Departamentit për hetimin e Krimeve Ekonomike, në dy depo (Fushë Kosovë dhe Graçanicë) është gjetur vaj për të cilin ka munguar dokumentacioni.
3.49 euro për një shishe vaj është rritje artificiale. Nuk e lejojmë zhvatjen. E kemi shtuar kontrollin e mbikëqyrjen dhe do t’i ndëshkojmë ata që manipulojnë e përfitojnë në emër të krizës.







