Aurora Group
LAJME

Kryesia mblidhet nesër, PDK dhe LDK nuk shkojnë – e cilësojnë antikushtetuese


Kryesia e Kuvendit të Kosovës, edhe pse jo plotësisht e kompletuar, do të mbajë mbledhje nesër me fillim të orës 13:00, shkruan Mitropol.

Kryeparlamentari Dimal Basha e thirri këtë takim pas dështimit të zgjedhjes së nënkryetarit të pestë të Kuvendit, nga radhët e komunitetit serb.

Por, kësaj mbledhje i kanë thënë “JO”, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Partia Demokratike e Kosovës.

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami ka bërë të ditur vendimin e partisë, për mospjesëmarrje në këtë takim.

” Jo, absolutisht sepse konsiderojmë që çdo gjë që ndodh pas mbylljes arbitrate të seancës, pa konstituim të Kuvendit, është antikushtetuese. Nuk do të marrim pjesë”, ka thënë Bajrami.

Nga ana tjetër, PDK ka thënë se mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, e thirrur për të hënën, është e pakuptimtë, dhe për pasojë tha se nuk do të marrë pjesë në të. Arsye bazë, sipas kësaj partie, është fakti se Kuvendi nuk është konstituuar ende.

Koha