
Kryetari i ri i Mitrovicës, Bedri Hamza ka ftuar anëtarët e rinj të Kuvendit në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, e cila do të mbahet të mërkurën me datë 01.12.2021, shkruan Mitropol.
Aty do kryhet ceremonia e betimit dhe fjala përshëndetëse e kryetarit të ri.
Njoftimi i plotë:
Ftesa për mbledhjen inaguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës
KUVENDI I KOMUNËS SË MITROVICËS SË JUGUT
Nr. 02-060/01-0101265/21 dt. 18.11.2021
Mitrovicë
FTESË
Të nderuar anëtarë/e të Kuvendit të Komunës,
Ftoheni të merrni pjesë në mbledhjen inauguruese të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut, e cila do të mbahet të mërkurën me datë 01.12.2021.
Gjithashtu, ju njoftoj se me këtë rast do të bëni betimin dhe do të nënshkruani deklaratën solemne për marrjen e detyrës së anëtarit të Kuvendit të Komunës së Mitrovicës së Jugut.
Ceremonia fillon në ora 10:00, në sallën e Kuvendit të Komunës.
Të bashkangjitur me ftesën gjeni edhe rendin e ditës.
Mitrovicë Kryetari i Komunës
Bedri HAMZA









