Medi
02LAJME

Kryetari Hamza me nënkryetarin Tahiri do bëjnë homazhe tek Kulla e Isa Boletinit, në Prekaz dhe Shipol për 28 Nëntor

28 Nëntori shënon festën e madhe të kombit shqiptar për nder të së cilës kryetari i Mitrovicës Bedri Hamza, bashkë me nënkryetarin Arian Tahiri do kryejnë homazhe në disa lokalitete, shkruan Mitropol.

Ata bashkë me përfaqësuesit e organizatave të dala nga Lufta e UÇK-së për nder të festës së 28 Nëntorit do të bëjnë nderime dhe homazhe në Kullën e heroit Isa Boletini.

Aurora Group

Homazhet do i vazhdojnë në ora 12:00 tek varrezat e dëshmorëve në Shipol ndërsa në ora 12:30 do ndodhen për homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Këto homazhe do shënohen në ditën e dytë të detyrës së kryetarit Hamza dhe nënkryetarit Tahiri./Mitropol/

Active 1